Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Punoni me ne

Bashkohuni me familjen e Turkey House Real Estate & Contruction

Mirësevini në Turkey House Real Estate, një kompani dinamike që ka qenë duke krijuar valë në industrinë e patundshmërive që prej themelimit në vitin 2020. E themeluar në vitin 2020 nga vizionari Nadir Uysal, një ndërmarrës në biznesin e patundshmërive prej vitit 2001, kompania jonë është bërë një histori suksesi në biznesin e patundshmërive.

Trashëgimia e themeluesit tonë

Rrugëtimi i Nadir Uysal në patundshmëri është zhvilluar në dy dekada, e nisur nga përkushtimi maksimal dhe për t'u rritur. Pasuria e tij në eksperiencë dhe kuptim të industrisë ka bërë që Turkey House Real Estate të ketë sukses të jashtëzakonshëm.

Ekskluzivitet i drejtuar nga familja

Ne ne Turkey House, jemi më shumë se një kompani; jemi një familje. Të drejtuar nga familja Uysal, ekskluziviteti ynë operon në vlerat e besimit, integritetit dhe kënaqësisë së klientit. Me zyret në Alania, Antalia, Mersin, Stamboll dhe Dubai, ne jemi duke u rritur vazhdimisht për t'ju shërbyer klientëve tanë më mirë.

Rruga juaj drejt suksesit

T'i bashkohesh Turkey House Real Estate nënkupton t'i bashkohesh një ekipi dinamik që u ka ofruar buzëqeshje mijëra pronarëve shtëpish drejt klientëve tanë shkaku i investimeve të menqura. Ne besojmë në kultivimin e talentëve, rritjen e tyre dhe dhënien e mundësisë për punonjësit tanë që të shkëlqejnë.

Nëse jeni të interesuar për një karrierë të vlefshme në tregun e patundshmërive, mos shkoni më larg. Në Turkey House, ne vlerësojmë potencialin tuaj dhe se mund të arrijmë mrekulli së bashku.

Pse duhet të na zgjedhni ne:

  • Një shteg i dëshmuar i sukseseve
  • Prezencë e fuqishme në disa vendndodhje
  • Besnikëria dhe kënaqësia e klientit 
  • Mundësitë për rritje në karrierë dhe zhvillim.

A jeni të gatshëm të nisni një rrugëtim emocionues me ne? Eksploroni pozitat tona të punës që janë të hapura dhe nisni një karrierë sot në Turkey House Real Estate.

Na bashkohuni dhe le të ndërtojmë një të ardhme të ndritur së bashku.

1. Menaxher zyre

Përshkrimi i punës: Turkey House Real Estate kërkon një menaxher zyre të motivuar dhe të organizuar për punët tona në zyre. Menaxheri i zyres do të mirëmbajë efiçiencën e zyres, të menaxhojë stafin administrativ dhe të sigurojë që punët të ecin mirë. Ky rol kërkon shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, vëmendje në detaje dhe aftësi të gjithanshme efektive.

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe drejtimi i stafit administrativ
  •  
  • Koordinimi i aktiviteteve të zyres dhe operacioneve
  • Të sigurojë efiçiencë në përdorimin e burimeve dhe furnizimeve të zyres
  • Të mbajë mjedis mikpritës dhe të organizuar në zyre
  • Të asistojë në detyrat e Burimeve Njerëzore, si hyrja në zyre dhe lista e pagave
  • Të menaxhojë buxhetin dhe shpenzimet e zyres
  • Të bashkëpunojë me departamentet tjera për punë efektive
  • Të identifikojë mundësitë për procesin e përmirësimit dhe implementimit të praktikave më të mira
  • Të ofrojë shërbim të shkëlqyer kundrejt klientëve.

Kualifikimet:

  •  
  • Eksperiencë e dëshmuar si menaxher zyre (në patundshmëri është e preferuar) ose rol i njejtë
  • Aftësi të forta organizative dhe shumë drejtimvshe
  • Komunikim i shkëlqyer dhe aftësi lidershipi
  • Të kuptojë përdorimin e softuerit, pajisjeve dhe të ketë eksperiencë në këtë sektor
  • Zgjidhës i problemeve dhe vendimarrës
  • Njohuria për praktikat e industrisë së patundshmërive është një plus.

2. Agjent i shitjes

Përshkrim i punës: Turkey House Real Estate është duke kërkuar një agjent entuziast për shitje t'i bashkohet ekipit tonë. Si agjent i shitjes, ju jeni përgjegjës për ndërtimin dhe mbajtjen e lidhjeve me klientët, duke identifikuar mundësitë e pronave dhe duke udhëzuar klientët në procesin e blerjes apo shitjes. Gjithashtu, pas procesit të shitjes, ne kërkojmë agjentët tanë t'i ndjekin klientët e tyre me kënaqësi maksimale.

Përgjegjësitë:

  •  
  • Ndërtimi dhe mbajtja e bazës me klientët përmes lidhjeve dhe referencave
  • Pamja e pronave dhe turet me klientët  
  • Të ofrojë këshilla profesionale në kushtet e tregut dhe vlerave të pronës
  • Të negociojë ofertat dhe kontratat me klientët
  • Të jetë në hap me trendet e tregut të patundshmërive me praktikat më të mira
  • Të bashkëpunojë me ekipin e marketingut për promovimin e pronave
  • Të mbajë takime, seminare dhe ngjarje të industrisë për të qenë i informuar
  • Të ndjek me vëmendje klientët që të ofrojë kënaqësi 
  • Të arrijë objektivat në shitje
  • Të krijojë postime në rrjetet sociale për të ftuar më shumë investitorë.

Kualifikimet:

  • Përvojë e dëshmuar si agjent shitje apo rol i njejtë në shitje 
  • Negocim i fortë dhe aftësi komunikuese 
  • I vetë-motivuar.

3. Menaxher i portofolit

Përshkrimi i punës: Turkey House Real Estate iështë duke kërkuar një menaxher portofoli për të rritur portofolin e investimeve tona në patundshmëri. Menaxheri i portofolit do të listojë pronat e reja, negociojë dhe të krijojë lidhje me kompanitë tjera.

Përgjegjësitë:

  • Të analizojë tregun e patundshmërive dhe të shtojë projekte të reja 
  • Të identifikojë mundësitë potenciale të investimeve dhe rreziqet 
  • Të krijojë lidhje me kompanitë tjera
  • Të monitorojë dhe menaxhojë investime atraktive në portofol. 

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e dëshmuar në menaxhmentin e portofolit të patundshmërive
  • Aftësi të forta në kompjuter
  • Komunikim i shkëlqyer dhe aftësi prezantuese. 

4. Redaktor për uebsajtin tuaj

Përshkrimi i punës: Turkey House Real Estate është duke kërkuar një redaktor të talentuar dhe kreativ t'i bashkohet ekipit tonë dhe të kontribuojë në përmbajtjen e uebsajtit tonë. Redaktori do të jetë krucial në krijimin dhe përpunimin e përmbajtjes, informativ dhe përdorues i SEO në lidhje me pronat dhe patundshmëritë. Ky rol kërkon aftësi të forta në shkrim dhe përpunim si dhe pasion për një tregim historie.

Përgjegjësitë:

  • Të krijojë, përpunojë dhe korigjojë përmbajtjen e uebsajtit të kompanisë
  • Të sigurojë që përmbajtja është e lidhur me markën tonë
  • Të rris përmbajtjen për SEO-n që të përmirësojë pamjen online të kompanisë sonë
  • Të bashkëpunojë me ekipin e përmbajtjes për ide dhe tema të ndryshme
  • Të bëjë kërkime për të ofruar informacione dhe postime në bloge 
  • Të rishikojë dhe përmirësojë përmbajtjen e lansuar nga anëtarët tjerë të ekipit
  • Të mbajë cilësi të vazhdueshme dhe stil në gjithë përmbajtjen.

Kualifikimet:

  • Nivel mesatar ose i lartë i gjuhës angleze
  • Përvojë e dëshmuar si shkrues i përmbajtjeve apo redaktor
  • Aftësi shkrimi, përmirësimi dhe korigjimi
  • I njohur me praktikat më të mira të SEO-s
  • Vëmendje në detajet dhe përkushtimin për cilësi
  • Mendim kreativ dhe aftësi për të gjeneruar ide të reja përmbajtje
  • Njohuria në industrinë e patundshmërive është një plus.
Lidhu me ne nga kudo

Jeni një klikim larg nga marrja e këshillave nga agjentët tanë ekspertë.

OSE