Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Termat e përdorimit

Ju lutem lexoni termat vijues të uebsajtit me kujdes para se të hyni në turkeyhouse.com.

Ju lutem lexoni kushtet vijuese të uebsajtit para se të hyni në turkeyhouse.com, që është në pronësi të SUMMER HOME EMLAK İNŞAAT TURİZM TİCARET LİMİTED ŞİRKETİ. Duke përdorur uebsajtin tonë, ju mund të pranoni apo pajtoheni me kushtet e përdorimit. Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, ju lutem shmanguni nga përdorimi i uebsajtit tonë.

SUMMER HOME EMLAK İNŞAAT TURİZM TİCARET LİMİTED ŞİRKETİ ("Turkey House," "ne") është kompania në pronësi të brendit Turkey House dhe është e mbuluar me të dhëna të sigurisë dhe hapësirë në pajtueshmëri me rregullat dhe ligjet.

Kush jemi ne?

Turkey House është një kompani lidere për pasuri të luajtshme. Zyra jonë qëndrore ndodhet në Alania, Antalia. Kodi ynë postar është 68.31.01 dhe numri i regjistrimit në Antalia është 27019.

Në Turkey House, ne përfaqësojmë vlera, korrektësi dhe ekselencë. Ne nuk diskriminojmë në bazë të gjinisë, racës apo ngjyrës.

Ndryshimet në termat tanë dhe uebsajt 

Turkey House mban të drejtat e ndryshimit të këtyre termave dhe uebsajtit në çdo kohë. Kurdo që ju përdorni turkeyhouse.com (referuar si "uebsajt", ju lutem shikoni këto terma duke qenë të vetëdijshëm se i kuptoni. Në rast se ju nuk zgjedhni t'i përdorni, termat e ri do të jenë efektiv menjëherë dhe aplikohen në përdorimin e shërbimeve tona.

Qëllimi i uebsajtit

Qëllimi i uebsajtit të Turkey House është:

  •  
  • Të lanësojë shërbimet e "Turkey House" në gjuhë të ndryshme të huaja
  • Të ofrojë informacion rreth blerjes së patundshmërive
  • Lista e pronave të reklamuara
  • Publikimi i lajmeve dhe artikujve rreth tregut të patundshmërive.

Përdorimi i "cookies"

Turkey House përdorë "cookies", që janë fajla të vogël të vendosur në pajisjen tuaj kur ju vizitoni uebsajtin tonë. Ne përdorim "cookies" të palës së tretë për t'ju njohur juve dhe preferencat tuaja, të përmirësojmë përformancën e uebsajtit tonë dhe të krijojmë të dhëna statistikore.

Pse ne mbledhim të dhënat tuaja?

Si kompani e patundshmërive, Turkey House mbledh të dhëna nga individualët me informacione dhe shërbime. Ne kërkojmë këtë informacion për të kuptuar nevojat tuaja dhe t'ju ofrojmë shërbime më të mira, sidomos për këto arsye:

  •  
  • Informacione personale dhe komunikuese, si emri, mbiemri, numri i telefonit, e-maili, për një komunikim më të mirë dhe t'ju ofrojmë juve ofertat relevante dhe përditësime
  • Vendi demografik për analizimin e interesave të përdoruesve dhe përmirësimi i aktiviteteve biznesore
  • Informacione sociale për uebsajtin për shkak të përvojës me të
  • Informacione mbi vendndodhjen, si IP adresa dhe adresa aktuale, për t'ju sygjeruar prona dhe t'ju shfaqim zyret më të afërta.

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave

Ne respektojmë privatësinë tuaj dhe i përmbahemi vlerave tona të kompanisë. Informacioni juaj është i çasshëm vetëm për personelin e autorizuar me qëllimin t'ju ofrojmë juve shërbimet tona. Ne nuk shpërndajmë të dhënat tuaja me kompanitë e palëve të treta.

Për informacion të detajuar se si ne mbledhim, përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale, ju lutem lexoni rregullat tona të privatësisë.

Respektimi i të drejtave të pronësisë intelektuale

E gjithë përmbajtja në uebsajtin tonë është unike e krijuar nga Turkey House. Ne kërkojmë që ju të respektoni të drejtat e pronësisë intelektuale. Mos kopjoni asnjë përmbajtje nga uebsajti ynë. Ju mund të përdorni përmbajtjen e informacionit tonë duke ofruar një link në uebsajtin tonë ose duke iu referuar burimit si "Turkey House".

Politika e markës tregtare

"Turkey House" është një markë e regjistruar në pronësi të SUMMER HOME EMLAK İNŞAAT TURİZM TİCARET LİMİTED ŞİRKET. Përdorimi i paautorizuar i logos sonë dhe markës në sektorin e patundshmërive është rreptësisht e ndaluar.

Vlerësimi i klientëve

Ne vlerësojmë vlerësimet dhe sygjerimet tuaja në atë se si mund të përmirësojmë shërbimet tona. Nëse keni ndonjë pyetje, vlerësim apo ankesë në lidhje me termat në Turkey House, ju lutem na kontaktoni duke përdorur detajet e mëposhtme.

Adresa e plotë: Kadıpaşa, Atatürk Blv. No:36/B, 07400 Alanya/Antalya Alanya

Telefoni: +90 554 777 07 07

E-mail: info@turkeyhouse.com

Ky dokument është përditësuar së fundmi më 17 shtator 2023.

Lidhu me ne nga kudo

Jeni një klikim larg nga marrja e këshillave nga agjentët tanë ekspertë.

OSE